Sueton Zhugri: Nga galaksia e dashurive të harruara

sueton zhugri nesër e vogla ime


Poezi nga Sueton Zhugri

I dehuri fle kutullaç nën tavolinë
Ne bisedojmë
Një copë qielli varet prej reve e shqyer
si leckë mbi derën gjysëm të hapur
Gërvimat e erës në dritare cingërijnë
Të zgjuarit pa kujtesë:
E mban mend filanen?
Ju ishit të dashur,
(me sytë hapur i dehuri duket plotësisht i zgjuar)
Dhe unë s’iu kisha aspak zili…
– le ta pijmë një për gjumin e përjetshëm
dhe për dashuritë e humbura
(dhe sërish e mbyt gjumi)
E mbërthej leckën qiellore
dhe fshij djersët me të…
Sikur të isha prej ëndrre
nën tavolinën e zotave
me të dashurën
që nuk më kujtohet
ditët thyen si të ishin stalaktite
që rrjedhin të ngrira galaksive…

19.2.2022

ObserverKult


gerta bandilli

Lexo edhe:

GERTA BANDILLI: NJË MBRËMJE AI E BRAKTISI…

Poezi nga Gerta Bandilli

Të kanë treguar për një histori,
Një histori me yje dhe çmenduri,
Si në mbrëmje ai e puthi me mall
Në mëngjes ajo me dashuri.

Të kanë treguar si u ndanë ata
Ka qenë dimër e di me siguri
Në mëngjes ajo harroi ta puthte
Në mbrëmje në akull u kthye ai.

Të thanë si e kërkuan njëri-tjetrin,
Në skajet e botës pa cak,
Ai harroi të përdorte busullën
Ajo hartën se përdori aspak.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult