
“‘Slam Poezia’ bashkoi nxënësit nga Prishtina dhe Maqedonia në një vend takim si Kryeqyteti”. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
“Ishte një ditë frymëzuese për mua që t’i pres dhe të diskutojmë për këtë formë të veçantë arti. Me kënaqësi, shpreha gatishmërinë e Drejtorisë së Kulturës për të mbështetur aktivitete të tilla ku arti shndërrohet në një urë lidhëse, duke afruar të rinjtë nga vende të ndryshme”, tha Halimi.

‘Slam Poezia’ është një formë e artit poetik performativ, ku poetët interpretojnë veprat e tyre para një audience dhe shpesh marrin reagime të menjëhershme. Kjo formë arti kombinon poezinë, aktrimin dhe shpirtin e garës, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe emocionale.
ObserverKult
Lexo edhe: