“S’ma njohe zemrën”, këngë që Bashkim Alibali e interpretoi në Festivalin e 27-të të RTSH-së (teksti dhe kënga)

Bashkim Alibali është një nga këngëtarët më në zë shqiptarë. Lindur në Tiranë më 25 tetor 1957 dhe rritur në Shkodër, ai ka një jetë interesante, mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë.

Si shumë këngëtarë tjerë, Festivali i 11-të e mënjanoi nga skena, por jo nga dëshira për këngën.

Me këngën “S’ma njohe zemrën” ai mori pjesë në festivalin e 27-të në RTSH.
Muzikën e kësaj kënge e bëri Jetmir Barbullushi, kurse teksti është i Betim Muço.

ObserverKult ua sjell tekstin dhe këtë këngë:

S’e kam të lehtë të të kujtoj unë tani
Ato vite që kanë mbetur larg
Çdo gur i rrugës fjalët tona i di
Si munde vallë t’i kesh harruar
Por zemra nuk të fal, thotë mos harro
Ishe ti që shkele dashurinë
Mos mendo se bashkë me ty jo, jo
Humba unë dhe lumturinë.

Ti zemrën time nuk e njohe dot
Ajo kurrë nuk e pranon vetminë
Unë ndjenjës tënde s’mund ti bëhesha rob
Njeriu s’rron në jetë për një dashuri

Lumturia që të jetë e vërtetë
S’krijohet veç me ty dhe mua
Me mijëra zemra bashkë kërkon ajo
Dhe s’mundet t’jetoj kurrë një dashuri
Që veç për vete ka lulezuar
Pa botën brenda saj nuk jeton dot

Ti zemrën time nuk e njohe dot, jo
Ajo kurrë nuk e pranon vetminë
Unë ndjenjës tënde s’mund t’i bëhesha rob
Njeriu s’rron në jetë për një dashuri

Lumturia që të jetë e vërtetë
S’krijohet veç me ty dhe mua
Me mijëra zemra bashkë kërkon ajo
Dhe s’mundet t’jetoj kurrë nje dashuri
Që veç për vete ka lulëzuar
Pa botën brenda saj nuk jeton dot

Jo, jo nuk jeton dot.

Kjo këngë u këndua përgjatë kohës edhe nga këngëtarë të tjerë, por megjithatë mbetet në kujtim zëri i veçantë i Bashkim Alibalit që na lidh me të!

Përgatiti: A.S.- ObserverKult

Bashkim Alibali

——————-

Lexo edhe:

BASHKIM ALIBALI MESAZH PËR ARTISTËT E RINJ: DIKUR VLERËSOHEJ TALENTI, SOT NUK PO KËNDOHET MË SHQIP! (VIDEO)