Umberto Eco: Hiqe duarsh atë celular!

Umberto Eco - Ekspozitë

Nga Umberto Eco

Në disa raste kam rrëfyer se ç’më ndodhi në Francë më 1960-n, kur pasi fotografova si i marrë një mori katedralesh, hoqa dorë përfundimisht nga bërja e fotografive.

Sepse kur u ktheva në shtëpi nuk rikujtoja dot çfarë kisha parë, ndërsa nga udhëtimi më mbetën si kujtim vetëm disa foto pa vlerë.

Prandaj e flaka aparatin dhe gjatë udhëtimeve të mëvonshme atë që shihja mundohesha vetëm ta regjistroja në mendje. Si kujtim për më vonë, më shumë për të tjerët sesa për vete, blija kartolina shumë të mira.

Dikur, isha vetëm njëmbëdhjetë vjeç, më tërhoqi vëmendjen poterja e pazakonshme në unazën e qytetit, ku më pati marrë është turma e njerëzve. Pashë nga larg sesi kamioni pati përplasur një qerre që e ngiste një fshatar; kishte pasur edhe gruan me vete.

Gruaja ishte plandosur përtokë me kafkën e çarë dhe dergjej mbi një grumbull gjaku dhe lënde trunore, ndërsa i shoqi e shtrëngonte në kraharor duke klithur nga dëshpërimi (në kujtimet e mia, ende të llahtarshme, skena më fanepsej si një tortë me pana e luleshtrydhe, e shkelur me këmbë).

I terrorizuar nuk u avita më tepër, jo vetëm pse ishte hera e parë (fatmirësisht, edhe e fundit) që shihja tru të shpërndarë mbi asfalt, por sepse për herë të parë u gjenda përballë vdekjes. Dhe përballë dhimbjes, dëshpërimit.

Çfarë do të kishte ngjarë sikur të kisha pasur një celular me telekamera, sikurse e kanë sot të gjithë fëmijët?

Mbase do ta kisha regjistruar skenën për t’u treguar miqve se unë isha aty, pastaj ndoshta këtë pasuri do ta hidhja në YouTube për të kënaqur ithtarët e tjerë të “schadenfreude”, ndryshe, të gazit që ndien nga gjëma e tjetrit.

Pastaj, ku i dihet, duke regjistruar fatkeqësi të tjera, dhimbja e tjetrit s’do më bënte më përshtypje.

Përkundrazi, unë ngjarjen e regjistrova në kujtesë dhe ato pamje, edhe tash pas shtatëdhjetë vjetësh s’më hiqen nga mendja dhe vazhdojnë të më edukojnë: po, ato më bëjnë ta ndiej në shpirt dhimbjen e tjetrit.

Nuk e di nëse djelmoshat e sotëm e kanë ende këtë mundësi për t’u ndjerë të rritur. Sot, kjo racë të rriturish ka humbur përgjithmonë, ngaqë fëmijët gjithë ditën e ditës i mbajnë sytë ngulur te telefonat celularë.

Përktheu: Henrik Ligori

ObserverKult


tanja fatos arapi
Fatos Arapi

Lexo edhe:

“OH”, POEZIA E FATOS ARAPIT KUSHTUAR TANJËS, TË DASHURËS BULLGARE

T.

Çfarë s’bëra të të harroj ty…

Në mesin e ditës e natën me terr,
mes buzëve të mia mbolla emra të gjelbër,
të panjohur të tjerë.
Kërkova fjalë, që s’t’i pata thënë ty kurrë
dhe unë (mos u çudit!)- unë,
nisa të flas me zëra gjethesh të vyshkura,
që bien mbi ne në udhë.

Na mbulojnë zërat e vjeshtës me pluhra të verdhë trishtimesh.

Çfarë s’bëra që të harroj ty…

Në veten time varrosa sarkofagë të tërë kujtimesh.
Ranë, u fundosën ata, si në funde deti.
E në ballë të çdo dite krijove nga një sy tjetër:
ndryshe të shoh udhët e njerzit,
fabrikat, neonet…ndryshe të shoh trajektoret
kur qiellin presin.
Dhe nisa të flas me shirat e gjatë prapa dritareve.
Dhe t’u them ne e dimë edhe dashuritë vdesin.
Ne e dimë dhe ato na lënë…Ne e dimë…
e çdo çast drejt tyre rendim…
Ç’mund të ishim ne pa dashuri?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult