Këngëtarja shqiptare, Vesa Smolica, do të performojë në Varshavë të Polonisë në nderim të atyre që shpëtuan hebrenjtë Gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Eventi organizohet 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, 75 vjet nga përfundimi i kësaj lufte dhe po ashtu do të festohet 100 vjetori i lindjes së polakut Jozef Walaszczyk, i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar 54 hebrenj.
Vesa Smolica do të këndojë në gjuhën shqipe dhe në atë angleze, ndërsa të ftuar janë përfaqësues nga SHBA, Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria.
Përveç këngëtares kosovare, Vesa Smolica, do të marrin pjesë edhe aktori i Hollivudit Dean Cain, aktori izraelit, Aki Avni, aktori polak, Alan Anders dhe shumë të ftuar të tjerë. Ngjarja do të mbahet më 14 nëntor.
Presidenti i Shoqatës “From the Depths”, Jonny Daniels ka shkruar se Vesa nuk është vetëm një nga yjet më të famshme të popit në Kosovë, por ajo ka një zemër të madhe gjithashtu.
“Vesa, do të na bashkohet në Varshavë në ngjarjen tonë speciale ‘Një mbrëmje për të drejtët’, më 14 nëntor, ku ajo do të performojë një repertor të mrekullueshëm të këngëve në shqip dhe anglisht”, shkruan Daniels në ‘Facebook’.