Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

sokol olldashi të dielën

Poezi nga Sokol Olldashi:

Këndoje miku im i panjohur
këngën që e preve në mes,
këndoje
derisa të plasin shkrepat e
era të thyhet kristaleve të vdekjes,
këndoje
derisa malet të thërmohen
e lumenjtë të ngrihen uragan
dhe lisat të shemben
e bari të rritet vigan.
Këndoje
derisa qiellin të mbyllësh në grusht
e me grushtin tjetër globit t’ia ngjeshësh,
këndoje
derisa zhuri të kthehet në vaj
e burrat e dheut të qajnë.
Këndoje
miku im i panjohur
këngën që nuk ta shkrova kurrë!

22 shtator, 1998

*Titulli i origjinalit: Kënga

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe :

A E PARANDJEU VDEKJEN SOKOL OLLDASHI: ATA QË E VRANË, E PËRCJELLIN, E QAJNË…

Në kortezh të përmotshëm,
grumbuj dykëmbëshash
pas një arkivoli që vrapon,
Ata që e vranë
Ata e përcjellin
e qajnë.
Gjithçka me dhe e mbulojnë
Prifti bën Meshën e Fundit
u uron krimbave oreks…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

Lexo edhe:


TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI

Nga: Kliton Nesturi

Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.

Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën.


Duke lexuar me vëmendje poezitë e përfshira në vëllimin “Unë dhe Unë”, qysh në fillim dallohet një poezi origjinale, e pandikuar shumë prej të tjerëve, autorëve dhe rrymave që vërshojnë nga të katër anët në jetën krijuese dhe kulturore. Mund të duket e çuditëshme, por kjo, sipas meje, është e vërtetë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult