A e parandjeu vdekjen Sokol Olldashi: Ata që e vranë, e përcjellin, e qajnë…

sokol olldashi të dielën

Poezi nga Sokol Olldashi: FUNERAL


Në kortezh të përmotshëm,
grumbuj dykëmbëshash
pas një arkivoli që vrapon,
Ata që e vranë
Ata e përcjellin
Ata e qajnë.
Gjithçka me dhe e mbulojnë
Prifti bën Meshën e Fundit
u uron krimbave oreks.
Jeta është një vdekje në marshim,
një hipokrizi funebër nga pas.
Mbi të… pshurrje në formë shiu,
Njerëzit erektojnë në formë lotësh.
Unë jam një funeral i gjatë, një qefin nga një maternitet:
Në emër të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë
(Në emër të tim Ati, tim Biri dhe të Shpirtit të Mbrapshtë)

___________

Poezia është pjesë e librit “Unë dhe unë”, një vëllim me poezi të cilat familja u kujdes t’i botoj një vit pas vdekjes së Olldashit.

“Mjeshtëria poetike e Sokol Olldashit ka në strukturën e saj një varg të çliruar tonik, ametrik dhe arimik, por me intonacion muzikor. Vargu në poezi mund të jetë i rregullt, i çliruar, i lirë, por muzikalitetit nuk duhet të mungoje. Dhe Sokol Olldashi këtë dhunti e ka ruajtur”, shkruante Dritëro Agolli në parathënien e librit duke vlerësuar poezinë e Olldashit.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:


sokol olldashi të dielën

Lexo edhe:

SOKOL OLLDASHI: DO TË SHKOJ NË VARREZA TË DIELËN…

Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë.
S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,
Qetësisht do mbyll portën prapë.

Do eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqin
Në dheun nga shirat bërë llohë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult