Poezi nga Sokol Olldashi
Mos më mundo më kot, nënë!
Mos më fol
Për pranverë,
Lule,
Qiej të kaltër,
Zogj,
Mirësi!
Mos më gënje, të lutem,
As për Mujër, Halilër,
Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,
Për engjëj çengelë,
Ku varur rrinë kombet,
Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!
Mos më gënje, zemër!
Të paktën ti …
ObserverKult
Lexo edhe:
TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI
Nga: Kliton Nesturi
Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.
Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU