Poezi nga Sokrat Habilaj
Pasi të gjithë morën udhën në arrati,
dhe nëpër oborre nisi të mbijë bari,
pasi degët e hardhisë varur në çati,
u kthyen në shirita mbi kube varri,
pasi yjet i groposi nata një e nga një,
a mbase u gremisën në kërkim të fatit,
pasi ikën të gjithë e nuk mbeti asnjë,
e fundit iku larg mësuesja e fshatit.
Po deshi të bëj një rit para se të ikte,
Mori zilen, e tundi sa ju mpi krahu.
Dhe kur e pa se nuk mori përgjigje,
U ulë mbi një gurë në portë dhe qau.
*Titulli i origjinalit: “Ikje”
ObserverKult
Lexo edhe:
REKOMANDIME LEXIMI NGA SOKRAT HABILAJ
Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Sokrat Habilaj.
Ja cilat janë librat që Habilaj u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
————————————————————–
Arti i të shkruarit, ndoshta ka lindur edhe si një nevojë për t’u arratisur nga bota ku jetojmë. Dëshira për të jetuar dikur tjetër, për të shpëtuar nga trishtimi i kësaj bote, bën të mendosh se duhet krijuar një mjedisi i ri, një strehë e re, një ishull, i cili është krijimi vetjak dhe fillimisht i përket vetëm atij që e krijon.
Nga Sokrat Habilaj
Më pas, kur ai që merret me letërsi, e ka krijuar letërsinë e tij, (ishullin e tij), çdo krijues kërkon që këtë ishull, ta vizitojnë sa më shumë, që ai të kthehet në një lloj mënyre në një gjetje “turistike”, përkatësisht artistike. Pikërisht këtu qëndron dhe dilema.
Në shekuj është krijuar letërsi dhe vazhdon të krijohet pa fund, por shumica e saj humbet në terrin e viteve, duke u kthyer në ca ishuj të harruar që nuk na kujtohet më as emri i tyre, e jo më të mendojmë se ia vlejnë të vizitohen ende…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU