Ishim të ndarë nga njëri-tjetri, si nga vetja,
Kur u takuam mbetëm një çast si të mekur.
Dhe kuptuam se ndarja s’ishte më e keqja,
Ata që duheshin dikur, tani kishin vdekur.
Ashtu të ndarë, me kohë ishte fikur zjarri,
E shpirti ishte thërmuar në pjesë si qelqet.
Sa kohë ishim larg dukej na mbyste malli,
Po kur u gjendëm pranë na baltosën veset!
*Titulli i origjinalit: “Ndarje”
ObserverKult
Lexo edhe:
REKOMANDIME LEXIMI NGA SOKRAT HABILAJ
Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Sokrat Habilaj.
Ja cilat janë librat që Habilaj u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
————————————————————–
Arti i të shkruarit, ndoshta ka lindur edhe si një nevojë për t’u arratisur nga bota ku jetojmë. Dëshira për të jetuar dikur tjetër, për të shpëtuar nga trishtimi i kësaj bote, bën të mendosh se duhet krijuar një mjedisi i ri, një strehë e re, një ishull, i cili është krijimi vetjak dhe fillimisht i përket vetëm atij që e krijon.
Nga Sokrat Habilaj
Më pas, kur ai që merret me letërsi, e ka krijuar letërsinë e tij, (ishullin e tij), çdo krijues kërkon që këtë ishull, ta vizitojnë sa më shumë, që ai të kthehet në një lloj mënyre në një gjetje “turistike”, përkatësisht artistike. Pikërisht këtu qëndron dhe dilema.
Në shekuj është krijuar letërsi dhe vazhdon të krijohet pa fund, por shumica e saj humbet në terrin e viteve, duke u kthyer në ca ishuj të harruar që nuk na kujtohet më as emri i tyre, e jo më të mendojmë se ia vlejnë të vizitohen ende.
Theksuam se askush si krijuesi, nuk ka nevojë të arratiset diku, por nuk duhet të neglizhojmë një kategori tjetër dhe më kryesoren, lexuesin, atë për të cilin lindi kjo letërsi. Është ai që kërkon një përjetim tjetër rreth botës ku jeton.
Pikërisht për ta plotësuar këtë nevojë të tij, a më saktë për ta orientuar drejt këtë “ikje” të lexuesit, për të mos e lënë atë të vrapojë pas ishujve aspak interesantë, është krijuar dhe letërsia e madhe, ajo që është lexuar, lexohet dhe do vazhdojë të lexohet sa të jetë njerëzimi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult