Alban Tartari: Të gjitha do t’i ndërroja për të pirë me ty një kafe

E humba unë durimin se qeni një udhëtar
në stacionet e largëta të autobuseve inter-urbanë
nga biletat e lëmuara të avionëve të hirtë
e të pa shpirt.

Të gjitha do t’i ndërroja për të pirë me ty një kafe
në kafenetë plot zhurmë, të një mbrëmjeje tiranase,
të gjitha do t’i lija, për një çapitje në shëtitore,
me ty për dorë.

Kudo veç emisione lajmesh gënjeshtare
reklama llotarish e ulje çmimesh në dyqane,
ndërsa unë vetëm ëndërroja

në rrugicat e përbaltura, ty të takoja
dhe emrin tënd në xhamat e mjegulluara të vizitoja
Kunda dhimbjes radiot flisnin për mjekë popullore,
por mua s’më bëri derman asnje ilaç, as një doktor
shërimin e mendoja në një stol të kalbur buzë liqenit
të t’përqafoja.

Kudo veç emisione lajmesh gënjeshtare
politika kishte helmuar pellgjet
dhe çdo gotë nëpër lokale

ndërsa unë do ti flakja tej të gjitha
për mundësinë qe ne të rrinim pranë e pranë
në një autobus që gulçon rrugëve në Tiranë
kudo lajme gënjeshtare, reklama llotarish
e ulje çmimesh në dyqane,

ndërsa unë vetëm ëndërroja
në rrugicat e përbaltura, ty të takoja,
dhe emrin tënd

në xhamat e mjegulluara të vizatoja, të vizatoja
E humba durimin së qeni një udhetar
në stacionet e largëta të autobuseve inter-urbanë
të gjitha do ti ndërroja,

që dhe njëherë të rrinim pranë e pranë,
në një autobus të vjetër, rrugëve në Tiranë.