Soni Malaj: Gjithçka mbaroi tani (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Zemër pa kurdisur” e kënduar nga Soni Malaj

Jo, s’ka më mrekulli
gjithçka mbaroi tani
ishim vetëm dy
dhe mbetëm nji.

Ka një proverb që thotë
se koha është flori
e unë k’të ta dhash
me zemër pa kufi.

Por me vitet që kalojnë
që të gjithë nga pak ndryshojmë
dhe me sedër po të jesh
gjakun ujë ti brenda s’mund ta kesh.

Zemrën pse ma le
vite pa kurdisur
të varur në nje pe,
Si një medalion
mundet të këputet
jo besën nuk e ke
Mjaft si dy ujqër vetëm u kafshuam
dhe asnjë gjë s’fituam
po të them “adio”
se minuti i fundit… ka afruar.

Jashtë bie shi me diell
dhe ndoshta fat më sjell
se me sytë e mi
shikoj tani.

Ndonëse globi sot po ngrohet
unë në zemër nuk do shkri
kodi im të them ka ndërruar
jo… dhe shifrat s’jane më ti

Zemrën pse ma le
vite pa kurdisur
të varur në një pe,
Si një medalion
mundet të këputet
jo besën nuk ja ke.
Mjaft si dy ujqër
vetëm u kafshuam
dhe asnjë gjë s’fituam
po të them “adio”
se minuti i fundit… ka afruar.

Zemrën pse ma le
vite pa kurdisur
të varur në një pe,
Si një medalion
mundet të këputet
jo besën nuk ja ke.
Mjaft si dy ujqër
vetëm u kafshuam
dhe asnjë gjë s’fituam
po të them “adio”
se minuti i fundit… ka afruar.

ObserverKult

Lexo edhe:

SONI MALAJ: TEK TY JETON DASHURIA… (TEKSTI DHE KËNGA)