Sonte fillon Mitrovica International Jazz Days, festivali me përmasa ndërkombëtare

Festivali Mitrovica International Jazz Days, do të fillojë sonte, pra në edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare.

Për të parë nga afër se deri ku kanë ardhur punët për përgatitjet e këtij festivali sot në Mitrovicë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është takuar me Rona Nishliun, themeluesen e këtij festivali.

Artdashësit do të kenë mundësi duke filluar nga sot të shohin dhe dëgjojnë në skenën e Mitrovica International Jazz Day, emra të talentëve të rinj nga Kosova, Ballkani si dhe disa artistë të njohur.

Programi i festivalit me mbështetje të Ministrisë së Kulturës do të vazhdoj deri me 2 shtator.

Ministria e Kulturës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se përgjatë këtyre ditëve artdashësit do të kenë mundësinë t’i përcjellin koncertet si dhe të marrin pjesë në punëtori të ndryshme.

Processed with VSCO with m5 preset

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

MINISTRI ÇEKU VIZITON EKSPOZITËN E MATOSHIT, I DHUROHET EDHE LIBRI “THE LIL’S POEM” I BOTUAR NGA LITTERA

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi ekspozitën personale të Halil Matoshit, “Kujtesa e ujit” dhe me këtë rast atij iu dhurua edhe një kopje e librit më të ri të Matoshit, “The Lil’s poem” e që u botua nga Littera.

Me datë 10 gusht është hapur ekspozita e parë personale  e gazetarit dhe artistit Halil Matoshit e quajtur “Kujtesa e ujit”,  ekspozitë kjo e cila është organizuar në shenjë të trevjetorit të themelimit të medias 10.

Për ta parë këtë ekspozitë së fundmi ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili në takimin që ka pasur me drejtues të Televizionit 10 ka biseduar për artin, pikturat dhe historitë që gjenden pas tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult