Sonte është nata finale e Festivalit te RTSH-së, ku do të jepen 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë; 1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Këto çmime që do të jepen nga juria profesioniste e përbërë nga Producenti Genc Salihu, këngëtarja Alma Bektashi, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtari Elton Deda.
Po ashtu, sonte do të zgjidhet dhe kënga fituese e Festivalit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Por ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë është publiku ai i cili me anë të SMS-ve do të përcaktojë se cili do të jetë këngëtari, këngëtarja apo grupi që do prekë skenën e Eurosong.
Televotimi për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion është hapur mbrëmjen e djeshme.
Publiku nga Shqipëria mund të votojë për këngën e preferuar duke dërguar një mesazh me kodin e këngëtarit në numrin 56789, ndërsa nga Kosova në numrin 55789.
Nga një numër mund të votohet deri në 3 herë.
Më poshtë lista me këngët dhe Kodet e votimit për secilin nga pjesëmarrësit
Enxhi Nasufi 01
Erma Mici 02
Fabian Basha 03
Fifi 05
Urban Band 06
2 Farm 07
Rezarta Smaja 09
Albina dhe familja Kelmendi 10
Sergio Hajdini 11
Rovena Dilo 13
Melodajna Mancaku 14
Gjergj Kaçinari 17
Franc Koruni 18
Petrit Ccarkaxhiu 19
Elsa Lila 20
Gent Hoxha 21
Evi Reçi 22
Manjola Nallbani 23
Alban dhe Lore 25
Vanesa Sono 26
ObserverKult
DUETI I ELSA LILËS ME CAPITAL T, REVOLTOHET KOMPOZITORI: MOS MA BËNI PIS KËNGËN
Autori i këngës “Pyes Lotin”, Valentin Veizi ka reaguar për bashkëpunimin e Elsa Lilës me reperin Capital T.
“Më lini t’ja u them troç edhe njëherë, Lilës edhe Capitalit. Modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin””, shkruan Valentin Veizi përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Ai i kërkon RTSH-së që ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!
Reagimin e plotë te kompozitorit Valentin Veizie gjeni KETU
ObserverKult