Sophia Loren: Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur…

sofia loren

Ylli i kinematografisë italiane, Sophia Loren, është personi i parë që fitoi një Oscar për një performancë në gjuhën jo-angleze.

E lindur nën regjimin fash ist të Benito Muso linit, Loren ishte 6 vjeç kur shpërtheu lufta. Përpjekja për t’u strehuar në strehimoret e bëra për t’u mbrojt nga bombat u bë një lloj rutine dhe gjatë një sulmi, ajo u godit nga një copëz, duke i lënë një shenjë të vogël në mjekër.

Pasi që babai i saj nuk pranoi të kurorëzohej me nënën e saj, asaj iu desht të mbante mbiemrin e nënës. “Ishte shumë e vështirë të shkoja në shkollë sepse njerëzit po talleshin që nuk kisha baba”, kujton ajo.

Rreth moshës 15 vjeçe, Loren i bëri presion nënës së saj që ta shpërngulte familjen në Romë, duke shpresuar të rilidhej me babain e saj që mungonte. Atje, ajo nxitoi të gjente një mënyrë për të hyrë në industrinë e filmit.

Sot, është e pamundur të imagjinohet Loren me ndonjë fytyrë tjetër përveç asaj që njeh bota: e butë dhe sensuale; e mprehtë në profil, por e vendosur.

Në fillim, kameramanëve iu desh të përshtatnin teknikat e tyre për ta xhiruar atë, duke rregulluar ndriçimin në mënyrë që të mos krijonin hije jo të këndshme – megjithatë Loren vazhdoi të bëhej një nga ikonat më të njohura të bukurisë të shekullit të 20-të.

Në vazhdim, po u sjellim disa nga thëniet më të njohura të saj:

Ekziston një burim rinie që gjendet në mendjen tënde, në talentin tënd, në krijimtarinë që sjellë në jetë. Kur t’ia gjesh anën këtij burimi, atëherë do ta kesh mundur vërtetë moshën.

Secila grua duket e bukur kur di të jetë vetvetja. Nuk ka të bëjë me veshjet apo makijazhin, por me mënyrën se si shndrit.

Nuk i kuptoj njerëzit që i fshihen të shkuarës së tyre: çdo ngjarje që ke jetuar të ndihmon të jesh personi që je sot.

Imagjinata e burrit është arma më e mirë e gruas.

Gabimet janë pjesë e haraçit që duhet të paguajmë për të pasur një jetë të plotë.

Kur je nënë, nuk je asnjëherë e vetme në mendimet tua. Një nënë duhet të mendojë gjithmonë dyfish, një herë për vete dhe një herë për fëmijën e saj.

Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur.

Bukuria është mënyra se si ndiheni përbrenda dhe kjo gjë reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike.

Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e zbulimit të vetes. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime sesa të mundohesh të bësh gjithçka perfekte pa gabuar. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që duhet të paguhen për të jetuar plotësisht.

Ju të gjithë, thellë në zemrat tuaja, duhet të besoni se keni një bukuri të veçantë që nuk është si asnjë tjetër dhe që është aq e vlefshme sa nuk duhet ta braktisni. Në të vërtetë, ju duhet të mësoni ta vlerësoni atë.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

JETA ËSHTË SHUMË E SHKURTËR PËR TA HARXHUAR NË URRETJE NDAJ TË TJERËVE…