Ku është “Sopranoja e metros”, gruaja e pastrehë që mahniti botën me zërin e saj (Video)

Fat në fatkeqësi. Kështu mund të përshkruhej historia Emily Zamourka. Nga një e pastrehë me jetë të rëndë, që për të ngushëlluar veten ia thoshte këngës në një metro, në një shembull suksesi, duke kënduar në “Historic Little Italy” në San Pedro dhe duke lidhur marrëveshje me një producent të famshëm për të ardhmen e saj muzikore.

Si filloi gjithë historia

Ishte viti 2019 kur një grua e mistershme e Los Anxhelesit me një zë engjëlli u pa duke kënduar në metro.

Kështu u karakterizua gruaja që preku zemrat e mijëra personave, pas publikimit të videos ku dëgjohet vokali i saj befasues, nga Departamenti i Policisë në Los Angeles në Twitter.

“4 milionë njerëz e quajnë LA shtëpi. 4 milionë histori, 4 milionë zëra … ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të dëgjosh një, të dëgjosh diçka të bukur”, ishte mbishkrimi i videos së publikuar.

Gruaja me bishtaleca po tërhiqte një qerre të madhe dhe mbante tre qese në duar, ndërsa këndonte “Puccini aria”. Video u xhirua nga një oficer policie që punonte në stacionin Wilshire dhe Normandie Purple Line.

Të dy patën një takim rastësor para se gruaja të fillonte të këndonte ëmbël.

Zëdhënësi i Metro, Jose Ubaldo ka thënë se nuk e kanë takuar kurrë këngëtaren sekrete më parë.

Ndërsa, identiteti i gruas nuk ishte zbuluar ende, banorët e Los Anxhelosit në Twitter vërshuan në komentet në lidhje me takimet e tyre me kantautorin.

Në komentet e postimeve në Twitter, përdoruesit etiketuan shfaqje televizive si ‘The Ellen Show’, ‘America’s Got Talent’ dhe madje ekzekutivi i A&R Simone Cowell. Postimi origjinal për pak kohë mori më shumë se 154,000 shikime, transmeton ObserverKult.

Zbulimi i identitetit

Nuk shkoi shumë ditë dhe u zbulua identiteti i saj. Emily Zamourka quhej e pastreha që dhuroi performancën e jashtëzakonshme në metron e Los Angeles.

Asaj iu është ofruar një kontratë për regjistrim muzike nga producenti Joel Diamond. I nominuari për Grammy shprehu dëshirën e tij që Emily t’i bashkohet skuadrës së tij dhe të prodhojë muzikë.

Diamond tha se kënga e parë  që do të publikojnë do të quhet “Parajsë” dhe do të prodhohet nga shtëpia diskografike Silver Blue Records, që ai e ka themeluar në vitin 1973.

Si mbeti e pastrehë Zamourka?

Emily Zamourka u bë e pastrehë pas një fatkeqësie që i ndodhi. Ajo u zhvendos në SHBA më shumë dekada më parë dhe ka marrë mësime për violinë dhe piano, por ishte sëmurë dhe ka mbetur pa shtëpi pasi nuk mund të përballonte kujdesin shëndetësor.

“Nuk doja të isha barrë për askënd,” thoshte gruaja për ABC 7.

Së bashku me marrëveshjen, dy fushata GoFund kanë mbledhur mijëra dollarë për Zamourka, njëra 52 mijë dollarë dhe tjetra 32 mijë dollarë.

Zamourka performon në koncert

Zamoyrka performoi në koncertin e “Historic Little Italy” në San Pedro.
Atëherë, 52-vjeçare, gruaja me origjinë ruse këndoi vetëm një këngë, atë që e bëri të famshme në stacionin e metrosë.
Pas performancës ajo falënderoi turmën dhe ngriti vëmendjen për krizën e të pastrehëve në Kaliforni.

Mirëpo, pas këtyre performancave, media nuk ishte e interesuar si dukej që ta ndiqte fatin e saj.

Tashmë pas disa vjetësh askush nuk shkruan për te. Askush nuk merret me fatin e saj.
Si duket Zamourka nuk është e interesur që të jetë person publik.

ObserverKult

Kliko edhe:

“SOPRANOJA E METROS”, Emily Zamourka