Sot fillon Festivali i Prozës Artistike “Fiction Fest”

Qendra për Kulturë dhe Edukim “SHESHI”, me 8 dhe 9 tetor 2020, do ta organizojë edicionin e tretë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”.

Shkrimtari Adil Olluri, ka bërë të ditur se pjesë e këtij edicioni do të jenë shkrimtarë të vlerësuar nga vendi, rajoni dhe bota.

“Në këtë edicion jemi me fat që do ta dëgjojmë dhe do ta shijojmë prozën artistike nga shkrimtarë të vlershëm shqiptarë dhe të huaj, si Adem Gashi (Kosovë), Matthias Nawrat (Gjermani), Amer Tikvesha (Bosnja), Ardian Haxhaj (Kosovë), Stefan Çapaliku (Shqipëri), Bardh Rugova (Kosovë), Durim Taçi (Shqipëri), Sandra Gogiç (Austri), Liridon Mulaj (Shqipëri), Milica Vuçkoviq (Serbia), Nava Ebrahimi (Gjermani) dhe Shpresa Qeriqi (Kosovë)”, ka shkruar Olluri në rrjetin social Facebook.

Edicioni i tretë i Festivalit të Prozës Artistike do t’i dy mbrëmje leximi dhe një takim letrar me shkrimtarin dhe prozatorin e njohur shqiptar, Virion Graçin.

“Në mbrëmjen e parë do të lexojnë dhe do të lexohen tregime e fragmente nga romanet dhe proza artistike e këtyre shkrimtarëve: Adem Gashi, Amer Tikvesha, Bardh Rugova, Durim Taçi, Sandra Gogiç dhe Milica Vuçkoviq.
Mbrëmja e parë do të mbahet më datën 08 tetor, 2020, ora 18:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë”, ka shkruar ai.

Në mbrëmjen e dytë do të lexojnë dhe do të lexohen tregime e fragmente nga romanet dhe proza artistike e këtyre shkrimtarëve: Ardian Haxhaj, Stefan Çapaliku, Matthias Naërat, Nava Ebrahimi, Liridon Mulaj dhe Shpresa Qeriqi. Edhe mbrëmja e dytë do të mbahet më datën 09 tetor, 2020, ora 18:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë.

“Gjithashtu, Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” është e nderuar që do të ketë rastin ta organizojë takimin letrar me shkrimtarin dhe njërin nga prozatorët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme shqipe, të nderuarin Virion Graçi. Për veprën e këtij autori, me fokusim të veçantë te dy romanet e tij të fundit (“Pëllumbat i vrasin natën” dhe “Dead end”), do të flasin shkrimtarët e njohur shqiptarë Sali Bashota dhe Gëzim Aliu. Ky takim do të mbahet më datën 09 tetor, 2020, ora 12:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë”, ka shkruar Olluri.

Edicioni i tretë i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës dhe Goethe Institute.

“Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, si organizatore e këtij festivali i falenderon përzemërsisht ndihmëtarët e sipërpërmendur. Partner kryesor medial i edicionit të tretë është Gazeta online “Insajderi”, ndërsa partnerë mbështetës medialë janë portali për kulturë “ObserverKult” dhe revista për letërsi, kulturë, gjuhë dhe medie “Akademia”, ka shkruar me tutje ai.

Për shkak të rrethanave pandemike, Olluri ka thënë se numri i të pranishmëve që do të mund ta përcjellin këtë aktivitet kulturor do të jetë i kufizuar. / ObserverKult