Sot fillon Festivali Poetik i Prishtinës/ Programi i ditës së parë i kushtohet letërsisë shqipe në Mal të Zi

Nga 21 deri më 25 janar mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni IV, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult.

Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Dita e parë e Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult do t’i kushtohet në tërësi Letërsisë Shqipe në Mal të Zi, kësaj pjese integrale të letërsisë shqipe e cila pavarësisht kushtëzimeve kontekstuale, trysnisë, nëpërkëmbjes, anatemimit dhe persekutimit të vazhdueshëm nga pushtetet, nxori në pah autorë me vetëdije të lartë krijuese që na lanë trashëgimi vepra pashmangshëm referenciale për nga vlerat ideo-estetike.

Kështu, më 21 janar, Festivalin Poetik të Prishtinës do ta hapim me një Homazh artistik në nderim të profesorit, shkrimtarit e studiuesit, Basri Çapriqi, për të vazhduar me pjesën e dytë ku do të shpaloset mendimi kritik e studimor për Letërsinë Shqipe në Mal të Zi dhe tutje në pjesën e tretë me lexime poetike nga krijimtaria e Esad Mekulit dhe Rexhep Qosjes dhe pjesën e katërt me Orën e madhe poetike.

Kemi kënaqësinë t’i kemi në mesin tonë poetët e studiuesit: Sali Bashota, Haxhi Shabani, Ismet Kallaba, Hajro Ulqinaku, Nikollë Berishaj, Mark Pashku, Ali Daci, Nevila Nikaj, Gjergj Filipaj, Flutur Mustafa, Ardita Rexha, shoqëruar nga aktorët dhe artistët: Artan Geca, Naim Berisha, Shpëtim Selmani, Denik Prizreni, Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi.

Ju mirëpresim më 21 janar, nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.
Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Programi i ditës së parë, më 21 janar, fillon në ora 17:00 dhe mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë,
ndërsa në katër ditë tjera Festivali mbahet në Termokiss dhe fillon nga ora 18:00.

Festivali mbështetet Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

Programi i Edicionit IV