Festivali Poetik i Prishtinës/ Migena Arllati paraqitet me një kumtesë

Sot, në Ditën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, kemi kënaqësinë ta kemi në program studiuesen Migena Arllati e cila do të paraqitet me kumtesën “Poetë të së dukshmes apo të së ndjeshmes” .

Programi i Festivalit ditën e sotme fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Përveç kumtesës së studiueses Arllati, sot mund të ndiqni edhe:

-Takimet poetike dhe diskutimet me shkrimtarët Nikollë Berishaj, Majlinda Sinani Lulaj dhe Sabit Rrustemi,

-promovimin e librit të Bislim Ahmetaj “Kangët e Babës” , për të cilin do të flasin: Naime Beqiraj dhe Arsim Halili,

-Sopranon Arta Jashari dhe pianistin Andi Duraku të cilët do të sjellin para publikut disa këngë të Nexhmije Pagarushës, si dhe

– kitaristin Naser A. Dula i cili do të kujdeset për përcjelljen instrumentale gjatë leximeve poetike

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

ObserverKult

dita 3

Lexo edhe:

MBI 70 POETË E ARTISTË NË PESË DITËT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROGRAMI I PLOTË