Sot mbahet nata e dytë e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH

Nata e dytë e Festivalit të Këngës do të mbahet sot.

26 këngëtarë do të prezantohen sonte në natën e dytë të Edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Nata e sotme do të jetë në mënyrë akustike ku edhe u dhuron mundësinë shikuesve t`i përjetojnë këngët konkurruese në një mënyre të re.

Natën e dytë të Fest 58-të është rezervuar për prezantim të 26 konkurrentëve:

Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena

Ashtu sikurse natën e parë, edhe i gjithë spektakli i natës të dytë do të rezervojë për publikun surpriza dhe pjesë humoristike./rtklive