
Në ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, më 28 janar, kemi të ftuar:
– shkrimtarët Liridon Mulaj, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi, për lexime poetike e diskutime,
– dramaturgun Naser Shatrolli i cili do të paraqitet me kumtesën “Turma dhe teatri”, pasuar nga debati tematik në të njëjtën temë,
– do të promovojmë librin e Afrim Demirit “Zoti vdes i pari”, për të cilin do të flasin Vlora Konushevci dhe Eduard Frrokaj,
– Korin e grave “Lira” me një performancë të veçantë korale,
– kitaristin Naser Dula i cili do të kujdeset për përcjelljen instrumentale gjatë leximeve poetike.
Ju mirëpresim më 28 janar, duke filluar nga ora 18:00, në Termokiss!
Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
ObserverKult

Lexo edhe:
MBI 70 POETË E ARTISTË NË PESË DITËT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROGRAMI I PLOTË