Sot nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, përfundon më 9 tetor

Që nga sot e deri më 9 tetor në Kosovë do të mbahet festivali i Filmit Frankofon, që këtë vit tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është sporti.

Sot në program është filmi i shkurtër dokumentar, “Pa Vend” i regjisorit Samir Karahoda që sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping- pongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit” duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme dhe filmi dokumentar “Olimpike” La France des Jeux Cannes” me regji nga Mickael Gamrasni.

Filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra në anglisht në Kino Armata në Prishtinë nga ora 19:30.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I FILMIT FRANKOFON, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU NDAU DEKORATË PËR DONATO GUILIANIN