Sot nis Festivali Poetik i Prishtinës

festivali poetik i prishtinës

Nga 21 deri më 23 nëntor mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult.
Për tri ditë me radhë do të ketë provime librash, mbrëmje autoriale, debate, dokumentar, diskutime dhe orë poetike.

Festivali mbahet në Termokiss dhe fillon çdo ditë nga ora 17:00.

Programi:

E hënë, 21 nëntor:

Ora 17:00  Promovimi i librit “Këpucët e vdekjes” të Imer Topanicës, botuar nga Littera
Për librin flet redaktori Gazmend Bërlajolli
Fragmente nga libri lexon aktori Naim Berisha
Diskutim me autorin

Ora 18:00 Homazh për  Esad Mekulin
Për krijimtarinë e Esad Mekulit flasin studiuesit Sali Bytyçi dhe Agron Gashi
Me një kolazh poezish të Esad Mekulit paraqitet aktorja Xhejlane Tërbunja

Ora 18:45 Prezentimi i gazetës “Potpuri”, botuar nga Klubi i Hulumtimit të Termokiss dhe Universiteti i Arteve të Zyrihut nga Era Qena dhe Shpat Shkodra

Ora 19:00  Kangë popullore erotike
Diskutim me autoren Vlora Nikçi


E martë: 22 nëntor

Ora 17:00:  Promovimi i librit “Vdekja e Omerit” të Adil Ollurit botuar nga Onufri
Aktori Naim Berisha lexon fragmente nga romani
Diskutim me autorin

Ora 18:00  Dokumentari “Eposi i Kreshnikëve” i Donika Dabishevcit
 “Këngët e Kreshnikëve”, ligjëratë nga epikologu Zymer Neziri

Ora 19:00: Mbrëmje autoriale me poetin Agim Vinca
Për krijimtarinë e Agim Vincës flet studiuesja Zahrie Kapllanaj
Aktori Naim Berisha lexon poezi të Vincës
Përcjelljen me violinë: Hana Hana
Diskutim me autorin

E mërkurë, 23 nëntor

Ora 17:00 Promovimi i librit “Fjalë të bukëta” të Emin Z. Eminit, botuar nga Littera.
Për librin flasin studiuesi Emin Kabashi dhe  shkrimtari Adem Gashi
Diskutim me autorin

Ora 18:00  Mbrëmje poetike:
Flasin përmes vargjesh: Flora Brovina, Halil Matoshi, Ahmet Selmani, Donika Dabishevci, Blerina Rogova Gaxha, Shpëtim Selmani, Sibel Halimi,  Arbër Selmani, Brikenë Ceraja, Alketa Gashi-Fazliu, Ilir Breca.
Homazh për Xhevdet Bajrajn.
Aktori Avni Dalipi interpreton një kolazh me poezi të zgjedhura të Bajrajt
Poezitë e tyre i lexojnë poetët e rinj: Donart Rexhbogaj, Uresa Ahmeti, Agon Rexhepi, Fitim Majkovci, Agnesa Beqiri.
Përcjelljen me violinë: Hana Hana

19:30 Muzikë live: Arbër Krasniqi
Koktej rasti

Festivalin e mbështetën:

Prishtina REA – sponsor gjeneral
Komuna e Prishtinës

Kordinatori i festivalit, Valon Krasniqi thotë se për tri ditë me radhë do të ketë provime librash, mbrëmje autoriale, debate, dokumentar, diskutime dhe orë poetike.

“Është punuar shumë tash e sa kohë në konceptin, strukturimin dhe përmbajtjen nga stafi i ObserverKultit dhe një ekip i bashkëpunëtorëve të angazhuar “, thekson Krasniqi.

Ai njofton se i gjithë programi i festivalit do të xhirohet në mënyrë që nëpërmjet ObserverKultit, ku do të publikohen eventet në ditët në vazhdim, t’ju ofrohet edhe shikuesve që s’mund të jenë të pranishëm në sallë.

Ndërsa Donika Dabishevci, drejtoreshë e festivalit thekson se Festivali do të jetë tradicional.

“Ne kemi analizuar skenën kulturore në vend, kemi hetuar se në çka mund të kontribuojmë me kapacitetet, vullnetin dhe angazhimin tonë. Jemi munduar që programi të jetë sa më  i larmishëm e njëkohësisht joshës për artdashësit. Përzgjedhja natyrisht nuk ka qenë e lehtë.

Ky është edicioni i parë i Festivalit Poetik të Prishtinës që njëkohësisht na shërben edhe neve për të parë se çfarë duhet të shtojmë në edicionet tjera, në çka tutje duhet të koncentrohemi, dhe me çfarë përmbajtje të reja mundemi ta pasurojmë.

Ideja është që vitin e ardhshëm nga tri ta bëjmë në pesë ditë me synimin përfundimtar që brenda disa viteve Prishtinës t’ia ofrojmë një festival njëjavor që do të mbledhë shkrimtarë, poetë, kritikë, studiuesë shqiptarë e ndërkombëtarë dhe të shërbejmë si një urë komunikimi e ndërlidhjeje kulturore”, thotë Dabishevci.

ObserverKult