“Source”: Prezentim i veçantë i Ulpianës antike, ndërthuret imazhi dhe poezia (VIDEO)

Prezentimi i lokacioneve arkeologjike dhe bukurive natyrore të Kosovës, përmes ndërthurjes së imazhit dhe poezisë, është synimi i projektit Source, me producent Avni Dalipin.

Pjesa e parë e Source kushtuar Parkut arkeologjik Ulpiana është lansuar tashmë në Youtube dhe në rrjetet sociale.

Pamje të bukura të qytetit të moçëm shqiptar, shoqërohen me tinguj muzikor dhe poezi të zgjedhura.

Aktorët Avni Dalipi, Labinot Lajçi dhe Vedat Haxhiislami lexojnë poezi të poetëve shqiptarë e të huaj.

Kështu nga Ulpiana përmes zërit të aktorëve me nga dy poezi flasin poetët Donika Dabishevci, Maram Al Masri dhe David Boseta, ndërsa me nga një, Vlora Ademi, Xhevdet Bajraj, Sergej Jesenin, Ndoc Gjetja.

Poezitë e lexuara:

1. GRUE autore: Vlora ADEMI Interpreton: Avni DALIPI
2. MOS U DORËZO KURRË ÇIKA JEM autore: Donika DABISHEVCI Interpreton: Labinot LAJÇI
3. FALEMINDERIT E DASHUR autor: Fadil BAJRAJ Interpreton: Avni DALIPI
4. FALEMINDERIT TË GJITHË ATYRE QË MË KANË DASHUR autore: Maram AL MASRI interpreton: Vedat HAXHIISLAMI
5. NË FUSHËBETEJË SHTRATIN KAM ME E KTHY autore: Donika DABISHEVCI Interpreton: Labinot LAJÇI
6. AI I KA DY GRA autore: Maram AL MASRI Interpreton: Vedat HAXHIISLAMI
7. DESHTA TË HYJ NË ZEMRËN TËNDE autor: Ndoc GJETJA interpreton: Avni DALIPI
8. MË FAL ATDHEU IM autor: David BOSETA interpreton: Labinot LAJÇI
9. KUR IKI NGA VENDLINDJA autor: Sergej JESENIN interpreton: Avni DALIPI
10. ME PUTHJE DUA FRYMËN TË MA MARRËSH autor: David BOSETA interpreton: Vedat HAXHIISLAMI

Për realizimin e projektit u kujdesën Avni Dalipi, producent, Vedat Haxhiislami, bartës i projektit, Avni Krasniqi- muzika dhe audio postproduksioni, Kastriot Saqipi, regjisor dhe realizimin teknik: Animate.
Projekti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.

ObserverKult

Kliko edhe:

HOMAZH PËR XHEVDET BAJRAJN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS (VIDEO)