Homazh për Xhevdet Bajrajn në Festivalin Poetik të Prishtinës (video)

Nga 21 deri më 23 nëntor është mbajtur Festivali Poetik i Prishtinës, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult.
Për tri ditë me radhë ka patur provime librash, mbrëmje autoriale, debate, dokumentar, diskutime dhe orë poetike.

Në natën e tretë të Festivalit, në Mbrëmjen e madhe poetike, u mbajt edhe një Homazh poetik në kujtim të Xhevdet Bajrajt.

Aktori Avni Dalipi ka interpretuar një kolazh me poezi të zgjedhura të Bajrajt.

Ju ftojmë ta ndiqni!

ObserverKult

Kliko edhe:

(VIDEO) FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS/MBRËMJA E MADHE POETIKE