Spaçi ku kanë vuajtur dënimin mijëra të burgosur politikë do të kthehet në kampus muzeal. Në dokument kërkohet financimi me 4 milionë euro, ndërsa në të do të rikthehen mjetet e torturës si dhe do të restaurohen edhe pikturat e realizuara nga të burgosurit mbi suvatë e qelive
Ish-kampi i burgut të Spaçit do të kthehet në një kampus muze të kujtesës!
Në këtë dokument prej 182 faqesh thuhet se edhe këto piktura mbi suva ku të dënuarit politik ilustrojnë ekranin e televizionit duke dhënë ndeshje futbolli apo duke dhënë lajme të shoqëruara me lule do të restaurohen!
Edhe qelia ku kardinali Ernest Troshani qëndroi dhe ku i rezistoi torturave në periudhën e komunizmit do të kthehet siç ishte. Edhe simboli i farmacisë dhe i ushtarit që nderonte regjimi do të kthehen në origjinale.
Hartuesit kanë sjellë në vëmendje dhe formën se si u veprua me Au shvicin në Gjermani, manastirit të Suso dhe Yuso të San Millán de la Cogolla, dhe, ish-kampin e përqendrimit të Fossolit që u shndërrua nga Bashkia e Carpit në vend përkujtimor.
Në total janë 4.230.800 euro që kërkohet të financohen ku përfshihen investimet dhe kostot e tjera përfshirë pagat e punonjësve që do të angazhohen për 8 muaj.
Në dokument shtohet se janë 1 milion e 97 mijë euro që parashikohet të grumbullohen në 5 vite ku 1 milion janë fonde nga BE-ja, 72 mijë nga biletat dhe 25 mijë prej sponsorëve.
Për menaxhimin propozohet krijim i një fondacioni të krijuar nga një institucion i specializuar për trashëgiminë kulturore, me themelues Ministrinë e Kulturës ose lënia në kompetencë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ose dhënia tek Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Shkodër.
Numri i vizitorëve aktualisht shkon në 400 mijë në vit, ndërsa në të kanë qëndruar nga 900 deri në 1200 të dënuar politik në të njëjtën kohë.
Dokumenti tashmë është publikuar në faqen e konsultimit publik e pas kësaj do të kërkohet miratimi në qeveri.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ oranews
ObserverKult
Lexo edhe:
YEVGENY YEVTUSHENKO: MOS U ZHDUK, JEPMA DORËN…
Mos u zhduk… Duke u zhdukur nga mua,
e çmishëruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.
Mos u zhduk… Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.
Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.
Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.
Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.
Mos u zhduk… e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.
Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult