Yevgeny Yevtushenko: Mos u zhduk, jepma dorën…

Mos u zhduk… Duke u zhdukur nga mua,
e çmishëruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.

Mos u zhduk… Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.
Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.
Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.

Mos u zhduk… e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.
Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.

Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?
Ç’sozi kemi në botë, ti fantazmë
dhe unë? – Fëmijët tanë të qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë – i besoj sekretit.
Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

Përktheu: Visar Zhiti

ObserverKult

Lexi më shumë nga ky autor:

Yevgeny Yevtushenko: Oh, ç’dashuri e mjerë, shpesh e harruar…

Mama, më lejo të uroj ditëlindjen e djalit tënd
Ti shqetësohesh shumë për të. Ai të ka gënjyer
Ai fiton pak, martesa e tij
ishte e nxituar. Ai është i gjatë, ai
është i dobët, ai është i parruar
Oh, ç’dashuri e mjerë, shpesh e harruar

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Yevgeny Yevtushenko: Jo, nuk dua të marr gjysmën e gjithçkaje

Megjithatë ka një jastëk që do ta ndaj përgjysmë
Aty ku shtypet butësisht faqja jote
Si një yll që këputet, një yll që shket shpejt
Unaza shkëlqen në gishtin tënd.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

Yevgeny Yevtushenko: Të mos kuptohemi është e tmerrshme

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult