Spektakli i famshëm në Holandë zgjedh Shqipërinë si sheshxhirim

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti deklaroi se spektaklit i famshëm “Wie is de Mol” në Holandë ka zgjedhur Shqipërinë si sheshxhirim.

Margariti, thekson se zgjedhja e Shqipërisë si sheshxhirim nga “Wie is de Mol?” është një promovimi perfekt për vendin.

“Kur mësuam se producentët e spektaklit të famshëm “Wie is de Mol” në Holandë kishin zgjedhur Shqipërinë si sheshxhirimi, padyshim menduam që ky ishte promovimi perfekt për vendin tonë, te një vend tjetër që me shumë gjasë dinte pak ose aspak për të. Shifrat rekord të audiencës, në vetëm 4 episodet e para tregojnë se Shqipëria ka ngjallur një kuriozitet të jashtëzakonshëm te publiku, çka dëshmon për dëshirën për të ditur e njohur më shumë, por edhe zgjedhjen e zgjuar e të suksesshme të producentëve. Me siguri rezultatet do t’i shohim gjatë sezonit turistik”, shprehet ministrja. /ATSH

_______________________

Lexo edhe:

SERIALI “FRIENDS” DHE ILUZIONI I MIQËSIVE TË PËRSOSURA

Nga Cate Young

Miqësitë që shohim tek seriali “Friends” janë të mrekullueshme. Gjashtë njerëz shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri në moshën e pjekurisë së tyre, me dëshira, qëllime, profesione dhe marrëdhënie të ndryshme, jetojmë me njëri-tjetrin.

Sa herë që ata kanë nevojë për njëri-tjetrin, është gjithmonë dikush në dispozicion për t’i ndihmuar ose për t’i ngushëlluar. Pavarësisht nëse Monica e lejon Rachel të zhvendoset në apartamentin e saj në fillim të serialit, apo Phoebe që e nxit Ross të shkojë në aeroport për t’u përpjekur të fitojë zemrën e Rachel në fund të serialit, jetët e tyre janë aq shumë të ndërthurura më njëra-tjetrën sa që ata i përjetojnë së bashku të gjitha momentet kyçe të jetës së tyre.

Monica, Rachel, Chandler, Ross, Phoebe dhe Joey jetojnë së bashku, e duan njëri-tjetrin, dhe në fund e gjejnë lumturitë e tyre tek njëri-tjetri. Por gënjeshtra mizore e “Friends”, që u shfaq sërish…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult