Ky zbukurim i moçëm, gjendet ende te veshjet shqiptare.
Është pohuar nga Montelius, se civilizimi etrusk ishte një vazhdim i atij mikenas, arti i së cilit, ashtu siç e pamë, gëzonte zbukurimin e spirales.
Të tjerë, shohin një mbijetesë të vonë të kulturës mikenase te rajoni ilir, aty ku spiralja mbijetoi, – si në Glasinatz.
Dhe, sër A. J. Evans ka theksuar ngjashmëritë e disa prej formave të artit të Hallstatt-it [shënim: kulturë ilire], me ato që karakterizojnë thesarin e shquar të arit të gjetur në Eginë, zbukurimet e të cilit tregojnë qartë se është i periudhës së vonë mikenase.
_________________
Fotografia: Maskë ari ilire, e gjetur në Trebenishtë. Gjendet në Muzeun Kombëtar të Serbisë. Vihet re zbukurimi me spirale. I njëjti zbukurim gjendet edhe në jelekët shqiptarë dhe veshje të tjera popullore.
Titulli: An Introduction to the Study of Prehistoric Art
Autori: Ernest Albert Parkyn
Botues: Longmans, Green and Company, 1915
ObserverKult
Lexo edhe:
“FRYMERÈ”, MASKA ME MOTIVE ARBËRESHE NË MUZE- PËR T’I KUJTUAR BREZAVE PANDEMINË
Në Muzeun e Kostumeve Arbëreshe do të ruhet maska e parë arbëreshe, e cila u përdor me nisjen e pandemisë COVID-10, si një dëshmi e periudhës së vështirë që bota përjetoi.
“Frymerè”, maska e parë arbëreshe, është bërë pjesë e Muzeut të Kostumeve të Santa Sofia d’Epiro (Cs) si një dëshmi për arbëreshët sot por edhe për brezat e ardhshëm, të cilët do të lexojnë për periudhën e pandemisë që shkaktoi virusi COVID-19.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult