U hap ekspozita “Vdes kur dua vet”, kushtuar Adem Demaçit

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës për nder të 16-vjetorit të pavarësisë ka hapur ekspozitën “Vdes kur dua vet” të përmbledhur në materiale të arkivuara që përshkon veprimtarinë e Adem Demaçit.

Të prezantuara në këtë ekspozitë ishin pjesët e para të romaneve të shkruara nga Adem Demaçi në kohën kur ishte në burg, si dhe disa të tjera jashtë burgut.

Me këtë rast, drejtori i ASHAK-ut, Bislim Bislimi derisa ka përmendur hapat e jetës së Adem Demaçit tha se sot detyra e Agjencisë është që të mbajë historinë e tij të gjallë.

Bislimi tha se Agjencia ka hulumtuar dhe sot po ri-sjell dosjen Demaçi për të gjithë aktin e tij me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë.

Bislimi: ASHAK po mban gjallë historinë e heroit Adem Demaçit

“Agjencia Shtetërore kryesore e Kosovës një ndër detyrat ka që të mbledh dhe të ruaj, mbajë kujtesën historike atë që në një mënyrë kërkon një dokumentar të rëndësisë së posaçme të shtetit.

Po e bëjmë një hap të vogël duke e ri sjell të përmbledhur para publikut dosjen Demaçit për të demonstruar aktet e përmbylljes së Demaçit me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë e kohës.

Me këtë material do të mund të shohim dokumentacion burimor arkivor që ekspozohet në fillet e veprimtarisë patriotike por dhe krijuese të Adem Demaçit, tregime, dorëshkrime të shkruara brenda dhe jashtë burgut. Pjesë të botuara për herë të parë të romaneve të mbetura në gjysmë.

Dhe gjithë dosjen e proceduarve penale që u zbatuan ndaj tij. Ne do të shohim edhe një pjesë të rëndësishme të dosjeve të proceduarve dhe aktet e dhunës të zbatuara ndaj tij. Rëndësi themelore në këtë material janë edhe statuti dhe programi i Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve”, tha Bislimi.

Po ashtu, bashkëluftëtari i Adem Demaçit, Selatin Novosella tha se kur heroi Adem Demaçi është i pranishëm përmes ekspozitave edhe populli është më i fortë.

Novosella: Kur Adem Demaçi është i pranishëm edhe populli është më i fortë

“Për çdo personalitet kushdo çoftë ai mund të shënohet në data dhe përvjetorë të veprimtarisë të lindjes, vdekjes vetëm për Adem Demaçin besoj që duhet të bëjmë së paku dy manifestime përurime librash, program artistik, ekspozitë si e sotmja.

Çka do çoftë të vlefshme të çmueshme në ditëlindjen e tij 26 shkurt dhe në vdekjen e tij me 26 korrik. Unë jam i sigurt që sa më shumë të kemi Adem Demaçin dhe ne jemi më të fortë.

Shoqata e të burgosurve politik më shumë se 20 vite po përgatit kompletin me 49 vëllime të trashëgimisë letrare publicistike kulturore dhe kombëtare të cilat do të ishte shumë mirë në këtë vit 60-vjetori i lirisë revolucionare të shndrite aty komplet. Trashëgimia Adem Demaçit është diçka që i bën nder çdo kombi, çdo kulture pse mos të bënë edhe neve një nder të tillë”, tha Novosella./botasot

ObserverKult


bledi ylli

Lexo edhe:

BLEDI YLLI: TY QË ZEMRËN TA DHUROVA

Ty që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra herë më ke lënduar,
S’të urreva, asnjëherë!

Ty që zemrën të dhurova
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përçmova,
Ty nuk të urreva kurrë!

Dashuria ka urrejtje,
Mirëpo unë s’e gjeta dot,
Nuk harrova të të dua
Dhe pse je motiv për lot’!

Dhe pse je ti shkak i heshtjes
I mërzis që më mbyll sytë,
Perëndia e kureshtjes,
T’adhuroj dhe pse më mbyt !

T’adhuroj edhe i mbytur
E vetmja udhë që më le ti,
Nuk do t’lodhem duke pritur,
Dhe pse ”ardhje” s’ka, e di !

Ty, që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra milje e mërguar,
E unë pranë të ndjej përherë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


EMIN Z. EMINI: LETËR GRUAS NGA FRONTI I LUFTËS

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Letër gruas nga fronti i luftës” të poetit Emin Z. Emini!


e dashur grua
mushkëritë e qiellit të atdheut
i ka kapur kolla e keqe nga bombardimet e avionëve
retë murrashe gjak e zjarr kullojnë
mbi kokrrat e kallinjve kokëpërkulur

sot
e vetmja ëndërr që ushtarët në front
kanë të drejtë ta shohin
është kama e çelikut
duart e qefinta që ia shkurton murtajës
paj edhe ndonjëri syresh
guxon tinëz të ëndërrojë të dashurën
gërshetat duke shpleksur

po ti
mos kij drojë nga era e barotit dhe shkrumbi i ajrit që ta zë grykën
malli kur fëmijët t’i merr
rrudhat e ballit si dikur kur do të m’i numërosh
eja në istikame
veshur me petalet e luleve të malit

të gjithë luftëtarët do të dashurohen në ty
ti do të ndihesh edhe më e bukur
edhe më e dashur

paj punë e madhe
në qofsha unë i gallë
të jap fjalën të gjithë do t’i vras

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult