Statuja e Dashurisë së Përjetshme, skulptura që tregon historinë e një dashurie me fund tragjik… (Video)

Statuja e Dashurisë së Përjetshme – Ali & Nino qëndron krenare në Batumi, Gjeorgji, duke treguar një histori prekëse dashurie…

Skulptura, e quajtur “Burri dhe Gruaja”, flet për një djalë mysliman dhe një vajze të krishterë, dashuria e të cilëve vihet në provë nga lufta dhe kontrastet kulturore. Kjo histori e fuqishme rrënjoset në romanin “Ali dhe Nino”, që zhvillohet në Baku, gjatë viteve 1918–1920. Pavarësisht prejardhjeve të ndryshme, lidhja mes Aliut dhe Ninos vihet në sprovë edhe nga ndarja që sjell lufta, e cila përfundon me vdekjen tragjike të Aliut, duke ia copëtuar zemrën Ninos. Skulptura është një homazh për dashurinë e tyre të pavdekshme.

E dizajnuar nga skulptorja Tamara Kvesitadze, “Burri dhe Gruaja” është një vepër magjepsëse prej metali, e vendosur mbi një platformë lëvizëse. Në muzg, figurat përfshihen në një vallëzim të ngadaltë dhe prekës, duke u bashkuar për një çast, përpara se të kalojnë nëpër njëri-tjetrin.

Me një peshë prej 7 tonësh dhe një lartësi prej 8 metrash, skulptura lëviz me një elegancë që zgjat rreth 10 minuta, e orkestruar nga kompjuterë dhe e ndriçuar me drita shumëngjyrëshe. Kur lëvizja ndalet, figurat mbeten me shpinë ndaj njëra-tjetrës – një simbol tronditës i ndarjes së dhimbshme mes Aliut dhe Ninos.

ObserverKult


Lexo edhe:

KURIOZITET: KY VEND NDALOI SELFIET PËR TË RUAJTUR TRADITAT DHE KULTURËN