Stefan Çapaliku është një ndër emrat më të spikatur shkodran të letërsisë. Ai është shkrimtar, studiues dhe dramaturg i njohur.
Së fundmi, Çapaliku ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, duke ndarë detaje nga librat e tij, por nuk mungoi as jeta private.
Ndër të tjera, ai konsideroi si çmendurinë më të madhe librat e tij, të cilët i shkruan se ka dëshirë dhe jo për arsye përfitimi.
“Çmenduria ime më e madhe janë librat e mi. Të bësh një libër është një punë e vështirë, me thënë të drejtën. Veçanërisht kur ti nuk ke asnjë lloj obligimi ndaj kërkujt në botë për ta bërë atë libër, se njeh historia e letërsisë raste si për shembull, Balzaku shkruante për të shlyer borxhet e veta, dikush tjetër shkruan se ka një kontratë me një botues dhe dikush tjetër shkruan se ka dëshirë me shkrujt.
Unë hyj te kjo kategoria e tretë. Është një far mazokizmi, ti do t’i bësh dëm vetes pa të detyruar kush. Pra, ditën me u çu, natën prish gjumin me u ul me hap kompjuterin me fshi atë që ke shkruar. Nis e mendon që është më mirë të qëndrosh ulur, të dalësh të pish një kafe se duke ndejtur aty mund të prodhosh diçka tjetër.
Pra, të gjitha këto janë maniera. Kishin me u përkthy si çmenduri”, u shpreh shkrimtari./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
STEFAN ÇAPALIKU: SA FITON NJË SHKRIMTAR?
Nga Stefan Çapaliku
Sot takova njërin në rrugë. Ç’kemi, më pyeti. Mirë, i thashë, ja, sapo kam botuar dy libra. Ashtu, vazhdoi ai, por çfarë ke bërë ndonjë send? Pasoi një heshtje bukur e gjatë derisa i thashë: hiç.
Ai pastaj u largua i qetë.
Pyetja sa fiton një shkrimtar, për ta shmangë absurdin që ka në thelb, është më mirë të ndërrohet e të marrë formën: “Çfarë fiton një shkrimtar?
Një shkrimtar një Shqipërinë postkomuniste nuk fiton asgjë. Ai thjesht fiton pak vëmendje, por më shumë thashetheme rreth vetes.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult