Shkrimtari shqiptar, Stefan Çapaliku, do të jetë pjesë e edicionin e tretë të “FICTION FEST”, nën organizimin e Qendrës për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” .
Në mbrëmjen e dytë, me datë 09.10.2020 , do të lexohen tregime e fragmente nga romanet dhe proza artistike e këtyre shkrimtarëve: Ardian Haxhaj, Stefan Çapaliku, Matthias Nawrat, Nava Ebrahimi, Liridon Mulaj dhe Shpresa Qeriqi.
Mbrëmja letrare do të mbahet ora 18:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë.
Stefan Çapaliku u lind në Shkodër në vitin 1965.
Ai është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1988. Më 1995 përfundoi doktoraturën e tij. Prej vitit 1998 jeton në Tiranë. Ai është autor i më shumë se njëzet pjesëve dramatike, të cilat i ka përmbledhur në kater vëllime. Ai është nderuar më çmime kombëtare dhe ndërkomëtare dhe është i nominuar për çmimin “Europa” për realitete të reja teatrore. Veprat e tij dramatike, si dhe pjesë nga krijimtaria tjetër gjendet edhe në mjaft gjuhë evropiane. Ai gjithashtu është edhe poet, prozator dhe studiues arti. Kohët e fundit kontributet e Çapalikut janë shtrirë edhe në regjinë skenike dhe filmike.