Stefan Taçi kujton kohën kur Kinostudio prodhonte filma të animuar: “Të jetosh në Shqipëri si artist i lirë është shumë e vështirë”

Në “Esencë” erdhi këtë herë artisti Stefan Taçi në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Piktor, skulptor dhe regjisor i filmit të animuar, ai ndau disa kujtime dhe eksperienca të viteve ndër vite.

“Isha në klasë të shtatë kur realizove një portret të vetes time fëmijë” kujton ai kur sheh një foto të vetes fëmijë që e riprodhoi si një pikturë.

Ishte koha kur mendonte se e ardhmja e tij do ta lidhte pashmangshmërisht me pikturën, por ndodhi që ai ishte i magjepsur prej shumë formave të artit prej të cilave nuk u shkëput kurrë.

Ka kaluar paralelisht sa tek piktura e skulptura dhe njëherësh tek regjia e filmave të animuar. Këto të fundit një pjesë e rëndësishme dhe themelore e karrierës së tij si artist.

Rrugëtimi i tij në Kinostudio nisi në vitin 1988, aty ku kujton fillimet me filmin e animuar, faktin që ishte i pari që eksperimentoi me plastelinën tek animimi dhe ishte një qasje e suksesshme.

“Për shumicën prej filmave të mi të animuar kam realizuar skenaret” –kujton ai bashkë më sfidat e kënaqësitë që ka marrë prej kësaj pune.

Një katalog për “Rrugicën e Tiranës” me pikturat e tij është një mënyrë për të ruajtur kujtesën e kohës.

“Të jetosh në Shqipëri si artist i lirë është shumë e vështirë”- thotë ai, ndërsa thekson se artisti ka nevojë të jetë në kontakt me publikun e tij përmes krijimeve .

“Në Shqipëri nuk ka kritikë serioze dhe të mirëfilltë, megjithatë arti është mision dhe mosdorëzimi nuk është rrugëzgjidhje” –thotë piktori./shqiptarja

ObserverKult


Lexo edhe:

“ZANA DHE MIRI”, HISTORIA E FILMIT TË ANIMUAR PAS 45 VITESH

Në Shqipëri mungonte shkolla e filmit të animuar. Krijuesit zgjodhën rrugën e eksperimentimit si mjet për të rritur mjeshtërinë dhe pasuruar idetë me forma interesante.

Kartoni u bë teknika e preferuar për regjisorët.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult