ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Çfarë është dashuria tjetër përveç se pranimi i tjetrit, sido që të jetë ai./ Anais Nin
Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës./ Stendhal
Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur./ C.S.Levis
Dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit./Bukowski
Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa./ Ambros Biers
Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje./ Xhejms Baldvin
Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme./ E.M. Forster
Është një mendim kurioz, por vetëm atëherë kur i sheh njerëzit të duken qesharakë ti kupton sesa shumë i do ata./Agatha Christie
ObserverKult