Sterne: Buzëqeshja mund t’i shtojë një fije kënaqësie dramës së shkurtër të jetës

mendoja
Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie të zgjedhura nga autorë të ndryshëm:

Kur jeta të jep një mijë arsye për të qarë, ti trego se ke një mijë e një arsye për të buzëqeshur./ Benite Costa Rodriguez

Njerëzit që shtrembërojnë turinjtë e kanë tmerrësisht të vështirë të buzëqeshin./ Judith Guest

Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur./ Charlie Chaplin

Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj./ Paulo Coelho

Buzëqeshja e vërtetë zgjat vetëm pak sekonda, pastaj mbesin dhëmbët./ Chuck Palahniuk

Një lot i ka rrënjët më thellë se një buzëqeshje./ Emil Cioran

Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron./ Hermann Hesse

Një buzëqeshje mund t’i shtojë një fije kënaqësie dramës së shkurtër të jetës./Laurence Sterne

Nuk do ta dimë kurrë se sa është e mira që mund të bëjë një buzëqeshje e vetme./ Nënë Tereza

Mëso t’i buzëqeshësh jetës dhe jeta do të të buzëqeshë./ Nino Salvaneschi

ObserverKult