Steve Jobs: Ky është vrasësi më i madh i produktivitetit!

“Mbledhjet e tepërta janë vrasësi më i madh i produktivitetit.” Kështu e kishte përshkruar Steve Jobs një nga problemet më të mëdha të punës në zyrë – dhe këtë jo tani, por plot 40 vite më parë.

Së fundmi, mediat ndërkombëtare kanë risjellë në vëmendje një memo të brendshme të vitit 1986, ku Jobs, asokohe në krye të kompanisë NeXT, shpreh qartë shqetësimin e tij për mënyrën si mbledhjet po dëmtonin kreativitetin dhe efikasitetin e stafit.

“Kompania jonë bazohet në parimin se disa njerëz të mirë mund të krijojnë një produkt të shkëlqyer nëse nuk kufizohen.” – shkruante Jobs 
Në përpjekje për të shmangur humbjen e kohës në diskutime të panevojshme, ai vendosi që çdo e enjte në NeXT të ishte ditë pa mbledhje – një vendim që sot duket më aktual se kurrë.

Ideja e Jobs për një “ditë pa ndërprerje” është kthyer në një frymëzim për kompanitë moderne që synojnë të rrisin fokusin dhe produktivitetin.

Edhe liderë të tjerë të teknologjisë, si Elon Musk, ndajnë bindje të ngjashme. Musk njihet për rregullin që i lejon çdo punonjësi të largohet nga një mbledhje nëse nuk është më produktive për të.

ObserverKult


Lexo edhe:

STEVE JOBS NGA SHTRATI I VDEKJES: PASURINË S’MUND TA MARR ME VETE, KUJTIMET E DASHURISË PO!