Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe fondacioni ‘Fridrih Ebert’ kanë prezantuar studimin mbi 10 figura të së majtës jo staliniste në Shqipëri, si nevojë për të dëshmuar mendimin ndryshe që u hesht përmes dhunës e persekutimit komunist.
Studimi sjell profilet e Musine Kokalarit, Isuf Luzajt, Isuf Keçit, Sejfulla Maleshoves, Zef Males, Petro Markos, Kostandin Cekrezit, Tajar Zavalanit, Xhavit Qesjes e Skender Luarasit. Mbi mësimet e së shkuarës e rëndësinë e studimit, mbi pyetjen pse komunizmi vijoi aq gjatë në shoqërinë një shqiptare, mesazhi ishte i qartë.
Fatet e 10 figurave ishin të ndryshme, nga burgjet 36-vjeçare te arratisja e harresa. Jeta e tyre dhe fjala e tyre dëshmon, alternativën tonë të humbur./BalkanWeb