Studiuesi i artit, Agim Janina ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se po shkruan “Kujtimet e 10 apostujve”, duke përmendur këtu Kodrën, Paskalin, Poradecin dhe Kacelin.
Ndër ta, ai ka veçuar takimin me Lasgush Poradecin, të cilin e njihte mjaft mirë pasi kishte studiuar për gjuhë-letërsi dhe i dukej diçka surreale.
Sakaq, Janina ndau detajet nga ky takim, duke theksuar se Poradeci e vlerësonte shumë poezinë, sa që kur e recitonte ngrihej në këmbë.
“Është një material shumë i madh, janë gati 3500 faqe komjuterike me jetën e artistëve, sigurisht që nuk janë të gjithë, nuk pretendoj që janë të gjithë që janë shterues.
Unë kam marr aq sa kam mundur nga vizitat e tyre në studio. Takimi me Lasgushin ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse unë kisha mbaruar për gjuhë-letërsi dhe e njihja shumë mirë, mirëpo Lasgushi ishte një personazh, që ishte i gjallë- i vdekur, ose i vdekur- i gjallë, askush nuk e dinte se ku ishte që ta takoje.
Unë mendoja që ai ishte në Pogradec, më pas mora vesh që ai kishte dy shtëpi, një në Tiranë dhe një në Pogradec, sa fillonte bora e parë, ai vinte në Tiranë, pastaj vitin tjetër shkonte në Pogradec, pastaj me nxitjen e Paskalit ai u bë shkaku që unë vajta.
Vajta për një qëllim të caktuar, për shkollën e vizatimit, pastaj biseda mori tjetër shkas, u zhvillua dhe për letërsinë.
Kishte një admirim të madh dhe për Fishtën, por ajo që më bëri përshtypje ishte pamja e tij. Ishte shumë i madh në atë moshë te 90-tat, një zë karakteristik, shumë i qartë kur fliste dhe kur recitonte poezinë çohej në këmbë nga respekti i poezisë, aq e vlerësonte.
‘Unë për një poezi kam qendruar dhe 10 vjet për ta krijuar’, thoshte. Ai kishte lindur poet, nuk u bë. Njohja dhe takimi me të ishte dhe surreal”, u shpreh studiuesi.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ALI PODRIMJA: KOHA ËSHTË TË DUHEMI…
Poezi nga Ali Podrimja
Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime,
ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult