Studiuesit identifikojnë 14 pasardhës të familjes së Leonardo da Vinçit

Studiuesit pas kërkimeve për dekada të tëra mbi mbetjet e supozuara të Leonardo da Vinçit kanë zbuluar se sa njerëz aktualisht të gjallë mund të pretendojnë të jenë pasardhës të familjes së gjeniut të Rilindjes dhe piktorit të “Mona Lisa”.

Gjetjet janë botuara në revistën ‘Human Evolution’ këtë muaj. Ato vijnë nga një pemë e re gjenealogjike që kalon nëpër 21 breza dhe katër degë.

Kërkimi është pjesë e Projektit të ADN-së ‘Leonardo Da Vinçi’, i cili synon të konfirmojë dhe “të kuptojë më mirë talentet e tij të jashtëzakonshme. Dhe mprehtësinë vizuale përmes shoqatave gjenetike”.

Rezultate të pritura me padurim

Studiuesit që qëndruan pas studimit shkruajnë se këto rezultate janë “pritur me padurim nga një pikëpamje historike”.

Pasi ato do të ndihmojnë akademikët të “hulumtojnë shkencërisht rrënjët e gjeniut të tij. Kjo për të gjetur informacion mbi aftësitë e tij fizike dhe mbi plakjen e tij të parakohshme.

Pastaj mbi qenien e tij me të majtën dhe shëndetin e tij dhe sëmundjet e mundshme trashëgimore.

Si dhe për të shpjeguar perceptime të caktuara ndjesore të veçanta, si cilësia e tij e jashtëzakonshme vizuale dhe sinestezia, transmeton ‘lapsi.al'”.

Dokumentet historike, arkivat publike dhe private

Studiuesit mblodhën të dhëna nga dokumentet historike në arkivat publike dhe private. Si dhe tregimet e drejtpërdrejta nga pasardhësit e anëtarëve të familjes së Leonardo.

Ndërsa studimi siguroi pak informacion në lidhje me pasardhësit e gjallë. Kjo u bë mënyrë që të mbrohet privatësia e tyre.

Studiuesit e projektit, Agnese Sabato dhe Alessandro Vezzosi, thanë për CNN se individët ndryshojnë në moshën nga 1 në 85 vjeç.

LEXO EDHE: Shkronjat që Leonardo Da Vinçit “i fshehu” në sytë e Mona Lizës?

La Gioconda (Mona Liza) (realizuar rreth vitit 1503) nga Leonardo Da Vinçi është një nga pikturat më enigmatike në historinë e artit. Ajo bartë me dhjetëra mistere të cilat studiuesit nga e gjithë bota janë përpjekur që t’i shpjegojnë…

Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu