Studiuesja flet për sekretet e “Mesharit” të Buzukut: Jemi në gjurmët e qytetit ku është shtypur

Studiuesja e teksteve të vjetra shqipe Evalda Paci ka ndarë disa sekrete nga libri i parë shqip, ‘Meshari’ i Buzukut, i cili u zbulua 2 shekuj pas shkrimit të tij në Bibliotekën e Propaganda Fides, nga ipeshkvi Imzot Gjon Nikollë Kazazi.

“Një libër i tillë, me një model të tillë ku janë ndërthurur disa tekste kishtare. Po të ishte dhe aq konkret do të ishte dhe më mirë për të gjithë ne. Vazhdojmë supozojmë dhe kemi studiues tej Adriatikut që na kanë ndihmuar shumë me indicie, me emra topografësh, me çështjet e shkronjave, tipeve të shkronjave që janë përdorur, por gjithmonë një hap i fundit mbetet për të konkretizuar tamam se ku është shtypur ky libër”, u shpreh ajo.

Më tej, Pacika theksoi se studiuesit janë në gjurmët e zbulimit të vendit ku është shtypur ky libër dhe mendohet se është Venecia.

“Thuhet që është prodhuar në Venecia, po ende nuk e kemi në mënyrë definitive. Ka indicie që vijnë e shtohen, i afrohen një studimi shumë të dëshiruar në traditën e studimeve tona. Por mbetet një konfirmim, sado i afërt, është domosdoshmëri”, shtoi ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR NISI TË SHKRUHEJ “MESHARI” I GJON BUZUKUT?

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, nisi të shkruhej 469 vjet më parë. Në 20 mars 1554 dhe përfundoi më 5 janar 1555.

Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar. Këtij libri i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult