Sueton Zhugri: Albioza komformoza

Shkënbinho, Asllan Kristjani,
Modernizëm rrënojash,
Lumë i pastër Lane dhe qiellgërvishëset,
Rrënoja teatresh dhe sy të qeshur turistësh
Android katesh dhe mish i bardhë kolonial
Njëqind vjet në një sekondë të vetme.
Shërbëtor i ëmbël në sofrën tënde.
Arqipeshkv dhe budist kopil
Ecje gjunjazi, gjunjazi…
Dhe batuta futjakotiste.
E ardhmje e ndritur europiane,
Dhe mafioze
1000/100 shitur për dy lekë

Me rrapa-tapa, tapa-rrapa
Sigurisht, sigurisht tani,
Nga rruga Egnatia në rrugën
Azerbajxhan – Shqipëri…

ObserverKult


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: QELI ME DRITARE NË QIELL