Poezi nga Sueton Zhugri
A dhembin telat e kitares kur dridhen,
a di not loti?
Buzëqeshjet lindin apo kanë ekzistuar gjithnjë brenda?
A di të qajë vjeshta,
me ç’ngjyra i derdh lotët?
Fshehin gjethet flatra të padukshme kur bien?
A janë të njëjta klithmat e binjakëve?
A ka kufij mungesa,
kur më zgjon me emrin tënd në buzë?
ObserverKult
Lexo edhe: