Sueton Zhugri: Mish kolonial

Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

Më rreh zemra për një të nesërme
që të mos jetë si e sotmja
Me tamburë të heshtur, këmbë të heshtura, buzëqeshje të heshtura
Sot vdiq një atlet, një poete, një kamerier
Lindën një milionë fëmijë në Afrikë
Por një polic u vra në kufirin Kosovë-Serbi.
Rripi i Gazës i pikon të vrarët si shiu në Palermo dhe heshtja është totale…
Diktatura e perandorisë së korporatave
Me milionat e vrarë nga kovidi i radhës.
Me luftëra fiktive, terroristë fiktivë
Evropa plakë që godet me kallashnikov gjunjtë e saj në bllofin e radhës, popuj të largët që zgjohen nga dominimi i vdekjes.
Më rreh zemra për një të nesërme njerëzore,
jo një e nesërme mish për top, mish i vjetër kolonial.

28.9.2023

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: S’MË KUJTOHET ÇFARË STINE ISHTE

S’më kujtohet çfarë stine ishte,
S’di përse qëlloi që u ndamë,
Di se ditët e mia, pa ty ishin
Të turbullta si në gjendje nokdauni.

Pa ty ishin lajmet e mbrëmjes,
Evropa,
Dimri mbi Azi.
Pa ty,
Stolit vjeshtor diçka i mungonte
Dhe pishinës në periferi.

Diçka i mungonte të shtunës,
Po bota kish mbetur po ajo.
Po ata qenë të pushkatuarit e Komunës
Dhe kufijtë shtetërorë po ato.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult