Sueton Zhugri: Mushkonjat në qershor

Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

U kafshova nga era dhe mushkonjat
dhe nga buzët e tua pa fjalë.
Ato të mallkuarat kanë periudhën e shumimit,
gjakun e pijnë pa nam
dhe rrufeshëm si shtazë prehistorie
thellë i ngulin turbinat në mish.
U përqafova nga pritja
si të ishte nëna ime e dytë,
më ledhatoi mbrëmja
dhe hedhja e syve karrem mbi filispanjë.
E pashë veten peshk i joshur agonie
në brigjet e thata t’braktisjeve të tua,
me qerpikët e syve varur si grep çeliku
anës buzës sime
anës anës…

ObserverKult


sueton zhugri nesër e vogla ime

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: MËSHIRA HYJNORE

Poezi nga Sueton Zhugri

Një gjahtar ka një sy të mirë
e një tjetër më pak të mirë.
Para se të tërheqi këmbzën
mban frymë thellë në respekt të gjahut
sytë i mbushen me gjak dhe goja i thahet,
nervat i tendosen fuqimisht kur vendos
me jetën dhe vdekjen e tjetërkujt varur
në fije të perit,
dhe lëkurën një ditë më vonë ia shkep nga trupi si lëvozhgë arre,
dhe kokën ia ngujon për muri si trofe.

(E gjitha kjo në shenjë respekti e admirimi; sigurisht)

Në grep kur peshkun e shkul nga guvat e të panjohurës
di të dëgjojë këngën e thellësive
që krijesa këndon,
di ti përkëdhelë luspat.
Ai është një gjahtar që bëhet një
me dhimbjen e gjahut.
Përpin mishin dhe brengën e tij
e i këndon lavde gjakut të pafajshëm
derdhur nga dora e tij.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult