Fakete Rexha: Grua ti je ajër, ujë, zjarr…

fakete rexha

Fakete Rexha: Grua

Ti je ajër. Ujë. Zjarr. Lindje. Zgjim. Rritje.
Prania yte plotësim dëshirash përditë
më të bukura. Nga dashunia ditën të lumtur
e shkreh. O, dashuni e të gjitha dashunive!

Shtylla e majtë e portës kryesore. Streha
që t’strehon n’rrugë qorre kur t’zë nata.
Shi kur bie, e dielli mos me t’djegë.
Bërrulash, gjunjësh përgjkesh tu u katrrithë
nëpër therra. As sosesh. Feniks digjesh
prapë rilindesh. E fal, veç dashuni fal.

Prej ballit deri n’thembra edhe kur pikëllimi
shputat t’i zvogëlon. Syve që strehë u bën
vesa n’çepallë. Diellin ua qëndisë mes
vetullash. Grua!

Oh, Grua! Ti, që na do ende pa u lindur.
Ti, që na kërkon saherë humbim rrugën
e kthimit në shtëpi. Ti je vendlindja.
Origjina. Përkatësia. Shtëpia e vogël.  Fare e vogël,
pa mure, pa dritare. Gropë ku groptë mbillet
dashunia.

Pasha dritat e krejt Botës.
Pasha Qiell, Hanë e Diell.
N’mua mbillet fara e Tokës.

ObserverKult

—————————————

Lexo edhe :

BËHU NJË GRUA E PAVARUR DHE MOS HARRO KURRË TË ËNDËRROSH!

Flogerta Krypi

Ji krenare për veten dhe ec përpara. Nuk do jesh kurrë e lumtur, nëse nuk mëson të dështosh. Suksesi nuk është kurrë aq krijues sa dështimi.

Grua. gjej veten dhe duaje atë. Asnjë burrë i kësaj bote nuk përcakton dot kush je ti, nëse nuk e lejon më parë. Një njeri që të dashuron të jep lirinë, nuk të mbyll në shtëpi për të të fshehur nga bota me justifikimin se është xheloz.

Madje bën të kundërtën, të vendos atje në “skenën e madhe” dhe i thotë botës në heshtje:

-Ajo është e imja dhe askush nuk e prek dot. Jo sepse unë nuk e lejoj, por sepse ajo është një grua e lirë që më ka zgjedhur mua.

Bëhu një grua e pavarur dhe mos harro kurrë të ëndërrosh. Bota është një kurth, është në dorën tënde të jetosh ose të dalësh prej aty.

Lexoje tektin e plotë KETU