Po plakem nëna ime,
më bien flokët dhe dhëmbët,
duart dhe nervat i kam të lodhura,
shtrëngohen pa fund,
fustanet e syve i vesh dhe zhvesh si lëkura gjarpërinjsh.
Gozhdët e dhimbjeve i ngul varg në trarin e kohëve
dhe aty var lumturitë e mia të përkohëshme
nën diellin e jetës
që mbetet gjithmonë fshehur reve të pafundme të harrimit.
Jam një lepur i bardhë, moj nënë,
veshur mirë e mirë,
por mbi tokën e zezë, të padëborë, ndjehem,
vërtet lakuriq.
2015