Ky vit ka nisur mbarë për Kinematografinë kosovare. Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit tonë Ilir Hasanaj doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në konkurrencën “Tiger Short”, festival ky i kategorisë A.
Këtë lajm të mirë e ka ndarë me publikun ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook.
Ai ka uruar regjisorin Hasanaj dhe gjithë ata që kanë punuar dhe mbështetur këtë film.
“Edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë. Urime Ilirit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”, ka shkruar Çeku.
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRI ÇEKU TAKOHET ME AMBASADORIN MALAJ: BASHKËPUNIMI KULTUROR MES KOSOVËS DHE SHQIPËRISË ËSHTË I PASHMANGSHËM
Bashkëpunime, aktivitete dhe punë të mira në fushën e kulturës janë bërë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
E ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje, në projekte të përbashkëta në kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore.
Kështu u tha në takimin që kanë pasur së fundmi, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
RUMI: PSE VALLË PO QAN E VAJTON…
Dëgjoje ti zërin e fyellit, pse vallë po qan e vajton,
Për dertet e ndarjeve tona, lëndimet e kohës që shkon.
Kur hyri bariu kallamishtes dhe preu në mes drurin tim,
Psherëtimat dhe lotët u derdhën dhe brenda u fsheh dëshpërim.
Me buzë të dredhur nga malli, plot zjarr do t’i bie gjithmonë,
Që afshin pa fund dashuror në zemra të ndez me jehonë.
Mërguar në dheun e largët, te vatër e huaj po rri,
Njeriu i dbuar fatzi, pas natës pret ditën q’u gdhi.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult