Sukses i madh në Britani të Madhe: Kënga e Bebe Rexhës futet në histori, zyrtarisht më e dëgjuara

Kënga “Meant To Be” e këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të renditet në vendin e parë si më e dëgjuara e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga e realizuar në bashkëpunim me duon Florida Georgia Line, u lansua për herë të parë në vitin 2017 si pjesë e EP-së së Rexhës, të titulluar “All Your Fault Pt. 2”. Në Shtetet e Bashkuara, ajo shkoi deri në vendin e dytë në Billboard Hot 100.

“Meant To Be” udhëheq listën e këngëve më të transmetuara të muzikës country në Mbretërinë e Bashkuar me një total prej 175 milionë transmetimesh, duke lënë pas performues të tjerë legjendarë të muzikës country.

Këtë e ka bërë me dije ‘Official Charts’ që është kalkulatori më i madh i këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Official Charts’ ka publikuar së fundmi listën me 10 këngët më të dëgjuara të zhanerit country, në histori të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo është lista zyrtare:

1. “Meant To Be” – Bebe Rexha ft. Florida Georgia Line

2. “9 To 5” – Dolly Parton

3. “Take Me Home Country Roads” – John Denver

4. “Love Story” – Taylor Swift

5. “Islands In The Stream” – Dolly Parton & Kenny Rogers

6. “The Gambler” – Kenny Rogers

7. “Need You Now” – Lady A

8. “Say Something” – Justin Timberlake ft. Chris Stapleton

9. “Before He Cheats” – Carrie Underwood

10. “Tennessee Whiskey” – Chris Stapleton/ officialcharts.com

ObserverKult


Adem Jashari

Lexo edhe:

SHTATORJA E ADEM JASHARIT NË PRISHTINË, SHPALLET KONKURS NDËRKOMBËTAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se këtë të mërkurë do të shpallet konkurs ndërkombëtar për vendosjen e shtatores të Adem Jasharit dhe familjes së tij në kryeqytet.

Sipas Ramës, kjo shtatore do të jetë e karakterit modern që pasqyron të kaluarën e tij dhe të popullit të Kosovës.

Këto komente i pari i Prishtinës i ka bërë pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult