Super- hëna e 13 korrikut është e veçantë, mësoni ‘sekretin’ e Hënës më të madhe të vitit

hëna

Super – hëna e 13 korrikut njihet si ‘Buck Moon’, sepse e ka marrë emrin nga brirët e drerit që formohen rreth kësaj periudhe të vitit.

‘Buck Moon’ është hëna më e madhe e vitit. Korriku po na jep një arsye tjetër për të drejtuar sytë nga qielli. Spektakli qiellor nuk duhet humbur, sepse sateliti natyror pritet të arrijë pikën e tij më të afërt me Tokën.

Për shkak të afërsisë së saj me planetin tonë, rruzulli i madh i ndritshëm është etiketuar si një superhënë dhe do të orbitojë më afër Tokës në krahasim me çdo hënë tjetër të plotë këtë vit. Pjesa më e bukur? Nuk nevojiten dylbi apo teleskopë për të parë këtë fenomen fantastik! Mjaftojnë sytë e lirë të drejtuar drejt qiellit.

‘Buck Moon’ e korrikut vjen pas ‘Strawberry Moon’, e cila arriti kulmin më 14 qershor. Ajo hënë e plotë përkoi gjithashtu me një superhënë, duke shënuar të dytën e vitit 2022.

Shumë njerëz nuk e dinë që energjia e Hënës së plotë zgjat gjithsej 5 ditë; 2 ditë para, 2 ditë pas dhe gjatë gjithë ditës kur është Hëna e Plotë.

ObserverKult

Lexo edhe:

SHQIPËRIA SHKËLQEN EDHE PËRTEJ OQEANIT/DY VËLLEZËR LËNË GOJËHAPUR JURINË E “AMERICA’S GOT TALENT”

Emri i Shqipërisë në America’s Got Talent, falë vëllezërve Arnold dhe Martin Balla.

Këtë herë kanë qenë dy vëllezë shqiptarë të cilët kanë performuar në skenën e “America’s Got Talent” duke shkëlqyer me performancën e tyre. Arnold dhe Martin Balla janë dy akrobatët e rinj, që kanë shfaqur talentin e tyre në konkursin më të ndjekur të talenteve në mbarë botën.

Arnoldi dhe Martini të moshës 25 përkatësisht dhe 20 vjeç, u prezantuan në skenën amerikane si shqiptarë duke u shprehur: “Ne vijmë nga Shqipëria dhe jemi vëllezër”.

– Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar linkun KETU

ObserverKult